E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali dënon Pepen

Real Madridi ka dënuar mbrojtësin Pepe për gjestin e pahijshëm që bëri në ndeshjen kundër Barcelonës të mërkurën mbrëma në kuadër të takimit të parë çerekfinal në Copa del Rey.

Lajmin e ka bërë të ditur versioni online i të përditshmes sportive spanjolle Marca, Portugezi shkeli gishtat e dorës së Lionel Messit deri argjentinasi ishte i shtrirë në tokë.

Reali u vë nën presion të madh dhe në fund duket se ka vendosur të dënojë portugezin. Pepe do të mungojë në ndeshjen kundër Athletic Bilbaos në fundjavë në La Liga dhe takimin e kthimit kundër Barcelonës në Nou Camp të mërkurën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›