E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi në çerekfinale

Interi është kualifikuar në çerekfinale të Coppa Italias, pas fitores së lehtë të arritur në shtëpi ndaj Genoas me rezultat 2:1.

Zikaltërit e filluan furishëm takimin, pasi në minutën e nëntë me anë të një super goli, mbrojtësi Douglas Maicon kaloi në epërsi zikaltërit për 1:0.

Në vazhdim të takimit Interi me përbërjen e dytë e kërkoi golin e dytë, por ai erdhi vetëm në pjesën e dytë.

Pas një aksioni të bukur ku asistimin kryesoro e bëri Obi, Andrea Poli realizoi bukur për 2:0 dhe fitoren e Interit. Formalisht në fund në minutat shtesë për rezultatin përfundimtar u shënua në listën e realizatorëve Valter Birsa (90’+1).

Interi në çerekfinalen e 25 janarit takohet me Napolin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›