E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zanetti: Të jemi të paluhatshëm

Kapiteni legjendar i Interit, Javier Zanetti, është shprehur i kënaqur me fitoren ndaj Genoas në kuadër të Kupës së Italisë dhe ka kërkuar nga skuadra e tij që të ruajë qëndrueshmërinë.

“Duhet të ruajmë qëndrueshmërinë dhe kjo është ajo që po e bëjmë. Fitorja në derbi, ishte një performancë e mirë”.

“Tani duhet të përqendrohemi në mposhtjen e Lazios të dielën dhe pastaj ndaj Napolit në Kupën e Italisë, si në vitin e kaluar. Të shpresojmë se do të na sjellë fat”, ka thënë mesfushori argjentinas për Inter Channel.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›