E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali duhet të brengoset

Edhe pse Real Madrid është duke ndjekur vazhdimisht Barcelonën në La Liga, portieri i gjigantit katalan Victor Valdes ka thënë se kampioni aktual i Spanjës nuk duhet të ndalet. Barcelona ka dy pikë epërsi ndaj Realit në krye të tabelës në La Liga.

“Ne jemi lider, ata duhet të brengosen për ne. Ndeshja vendimtare do të jetë në Bernabeu, andaj duhet të ruajmë epërsinë para se të vizitojmë Madridin”, deklaroi Valdes për të përditshmen sportive spanjolle Marca.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›