E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali e Barça do ta dominonin Premierligën

Raul Gonzalez insiston se Real Madridi dhe Barcelona do të dominonin në Premierligë, nëse do të luanin në Angli. Dy gjigantët spanjollë po dominojnë në La Liga dhe nuk kanë konkurrencë.

“Nëse Reali dhe Barcelona do të luanin në Angli, do të ishte luftë në mes tyre për titull. Manchester Unitedi është ekip i madh në Angli, por dy klubet spanjolle janë më të mirat në botë”, tha futbollisti i deritashëm i Schalkes për ‘Doha Stadium Plus’.

34 vjeçari mendon se Spanja do të ketë punë mjaft të vështirë në ‘Euro 2012’, pas triumfit në Evropianin 2008 dhe Botërorin 2010.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›