E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali e Mançesteri nuk heqin dorë nga Kielini

Agjenti i lojtarit, Davide Lipi, pohoi për tabloidin britanik “Daily Mirror” se Kielini vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Realit të Madridit dhe Mançester Junajtid këtë verë. “Reali dhe Mançesteri po vazhdojnë të ndjekin Xhorxhon dhe pas botërorit situata do të jetë më e qartë”, shpjegoi agjenti.

Gjithashtu, menaxheri i mbrojtësit lëshoi sinjale për drejtuesit e Juves, duke lënë të kuptohet se kontrata e lojtarit do të rishikohet: “Xhorxho nënshkroi një marrëveshje me klubin para dy vitesh, kur ishte i ri. Sot, pas dy sezonesh me nivel të lartë, ka arritur formën më të mirë. është koha që ai të ketë një kontratë prej lojtari të madh”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›