E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali e ka seriozisht, 25 milion Interit për Maikonin

Shtypi spanjoll bën të ditur se përfaqësuesit e Realit të Madridit kanë kontaktuar me presidentin zikaltër, Masimo Morati, dhe i kanë bërë ofertën e tyre për 29-vjeçarin. Por klubi nga Milano pranon të heqë dorë nga braziliani për jo më pak se 35 milion euro. Gjatë kësaj jave është parashikuar një takim mes palëve, ku do të mësohen më shumë detaje rreth operacionit.

Por “pazari’ i madrilenëve nuk përfundon me anësorin e Interit. Sipas “As”, të njëjtën shumë (25 milion) euro “mbretërit” i kanë ofruar portugezëve të Benfikës për të marrë mesfushorin Di Maria. Sipas drejtorit sportiv të luzitanëve, Manuel Rui Kosta (ish-mesfushor i Milanit), kalimi i argjentinasit në Spanjë, është vetëm çështje ditësh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›