E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Jugut pret biletën për në 16-she

Nigerianët ishin të parët që kaluan në avantazh, në minutën e 12-të me anë të Uche. Koreanët barazojnë me Lee në minutën e 38-të, ndërkohë që në fillimin e pjesës së dyt,ë Park kalon aziatikët në avantazh.

Në të 69' ndeshja merr një tjetër rrjedhë, pasi afrikanët barazojnë me Jakubunë nga pika e bardhë e penalltisë. Megjithatë, minutat e mbetura të takimit nuk dhuruan asnjë gol, duke i dhënë mundësinë koreanëve të kalojnë për të dytën herë në 16 më të mirat e planetit.

Në këtë tur Koreja e Jugut do të përballet me latinët e Uruguajit, ndeshje e cila do të luhet më 26 qershor. Suksesin më të madh Koreja e Jugut e ka arritur në vitin 2002, kur renditej në vendin e katërt në Botërorin që bashkëorganizoi me Japoninë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›