Reali e cakton çmimin për Gonzalo Higuain

Arsenali, Liverpooli, Napoli dhe skuadrat tjera që e duan Gonzalo Higuainin duhet të paguajnë 40 milion euro për kartonin e tij. Ky është çmimi të cilin e ka caktuar Real Madridi për të.
Higuain është kthyer në stërvitje me Realin, ndërsa skuadra nuk sheh asgjë të ngutshme për ta larguar atë.
Në rast se asnjë skuadër nuk e paguan këtë vlerë, ateherë Higuain mund të qëndroi edhe një edicion me Realin./Indeksonline/