Reali e meriton titullin
“Mendoj se nuk ka dyshim që jemi ne që meritojmë të jemi kampionë. Nuk e di nëse do të jemi, por mënyra sesi po punojmë që nga fillimi i sezonit, sakrificat dhe problemet që kemi kaluar bëjnë që ky grup të meritojë kampionatin. Luajmë me Gijonin dhe gjithkush e di se vjet Sportingu na tronditi. Pra, ne e dimë sesa rëndësi ka kjo ndeshje”, u shpreh Karanka.
Karanka mbron lojtarin e tij, Kristiano Ronaldo, ashtu si Pele mbron Nejmarin në krahasimin me Mesin.
Gjithashtu, ai vuri në dukje se “nuk kemi asnjë dyshim se Kristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë. Mendoj se ai e provon këtë në çdo ndeshje. Natyrisht, skuadra është më e rëndësishme se gjithçka, por siç e thashë, aktualisht Kristiano është lojtari numër 1 në botë”.
Diferenca me Barçën është ngushtuar nga 10 në 4 pikë dhe Reali e di se nuk mund të bëjë gabime, aq më tepër kur javën e ardhshme, do të shkojë të luajë pikërisht në “Kamp Nou”.