E Diel, 1 Nëntor 2026

Reali favorit, por i trembet ferrit turk

Gazeta Shqip

Ronaldo fluturon me Ezil ne real Madrid Gallatasarai 3-0Zhoze Murinjo dhe Real Madridi i tij urojnë që transferta e Stambollit sonte në mbrëmje kundër Gallatasarait të mos sjellë probleme për madrilenët, që janë asgjësuar thuajse turqit në ndeshjen e parë me fitoren 3-0. Madrilenët virtualisht janë tashmë në gjysmëfinale, edhe pse historia, mbi të gjitha në Europë dhe në faza kaq të avancuara të kompeticionit, mëson se nuk duhet nënvlerësuar asgjë. Këtë e di shumë mirë Totenhemi, i cili thuajse u eliminua nga Interi, megjithëse kishte fituar ndeshjen e parë 3-0. Gallatasarai, gjithsesi, duhet të jetë krenar për atë që ka arritur këtë sezon në Champions League. Skuadra e Terim do të mundohet të marrë të paktën një rezultat pozitiv për tifozët e saj të cilët pritet ta kthejnë në ferr stadiumin Ali Sami Yen në mbështetje të skuadrës së tyre. Do të mungojë në këtë ndeshje bomberi i skuadrës, Burak Ilmaz, si dhe Dani Nunkeu, të dy të skualifikuar për arsye kartonësh. Rikthehen në skuadër Albert Riera dhe Selçuk Inan. Përkrah Drogba me shumë mundësi do të luajë Bulut, autori i golit të fitores kundër Shalkes. Për sa i përket Realit, do të mungojnë Serxho Ramos dhe Ksabi Alonso të skualifikuar. Pepe ka pësuar një dëmtim dhe pritet që as ai të mos luajë. Dyshja e qendrës i ngelet të riut Varan dhe Albiol. Në mesfushë do të luajnë Arbeloa dhe Modriç. Kristiano Ronaldo, i cili është dhe golashënuesi më i mirë i turneut me 9 gola, do të luajë bashkë me Di Maria dhe Ëzil pas krahëve të Higuain, që pritet të fitojë balotazhin me Benzema. Zhoze Murinjo e di mirë që skuadra e tij është favorizuar, por megjithatë kërkon vëmendjen maksimale të futbollistëve. Fitorja 3-0 nuk garanton asgjë, siguron trajneri portugez i Realit. Do të luajmë në një stadium ku 50 mijë tifozë krijojnë një atmosferë vërtetë të nxehtë dhe kjo është një gjë e mirë, neve na pëlqejnë stadiume të tilla. E nisim të avantazhuar nga rezultati i ndeshjes së parë në Madrid, por rrezikojmë të jemi të shpërqendruar. U kam dhënë disa mesazhe lojtarëve të mi, ju dhashë të shikojnë një video të një skuadre që kishte fituar 3-0 ndeshjen e parë dhe pastaj humbën me të njëjtin rezultat në kthim. Do të befasohesha nëse do të ndodhte. Në anën tjetër, trajneri i Gallatasarait, Fatih Terim, thekson se ne do të tentojmë gjithçka për të arritur në gjysmëfinalen e Champions League, pasi skemi asgjë për të humbur. Do të jetë e vështirë kundër Realit, por në futboll gjithçka mund të ndodhë. Po sot do të luhet edhe ndeshja tjetër gjysmëfinale, Burosia Dortmund-Malaga, takimi i parë i së cilës u mbyll 0-0 dhe sonte do të vendoset e kualifikuara e kësaj përballjeje.

Trajnerët

Zhoze Murinjo: Fitorja 3-0 nuk garanton asgjë, duhet të jemi të përqendruar. Fatih Terim: Do të provojmë gjithçka, pasi skemi asgjë për të humbur

Reali favorit, por i trembet ferrit turk burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›