Reali, fitore pa shkëlqim në javën e parë
Jo pa vështirësi Reali mposhti Deportivon dhe bëri të vetat tre pikët e para për këtë sezon të kampionatit spanjoll. Merengesit kaluan në avantazh me kapitenin Raul në minutën e 26-të, pas një asisti të Kaka, por miqtë barazuan pas vetëm katër minutash. Në të 35-tën, Kristiano Ronaldo u dha përsëri avantazhin të tijve, pas golit me 11-metërsh. Por në minutën e 46-të, Valeron barazpeshoi sërish rezultatin për Deportivon.
Në minutën e 60-të, Lasana Diarra realizoi golin e fitores për madrilenët, duke bërë që trajneri Pelegrini të marrë frymë i lehtësuar.
Kështu, edhe pse pa shumë shkëlqim dhe entuziazëm, Reali e nis kampionatin e ri me një fitore.