E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, 4 të plagosur nga shpërthimi në metalurgji

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë rreth orës 20:00. Metalurgët e plagosur janë: Luan Muhametaj, 52 vjeç, Hysen Cungu, 52 vjeç, Arben Muhameti 35 vjeç dhe punëtori turk Murat Fili, 33 vjeç. Drejtori i i Policisë së Elbasanit, Ylli Metko bëri të ditur se ngjarja e ndodhur tek firma turke “Kurum” ishte aksidentale. Metko sqaroi se shpërthimi ndodhi pikërisht në furrën e shkrirjes ku katër punëtorët ishin duke punuar.

Mësohet se fillimisht është dëgjuar një zhurme e madhe, ndërsa me pas janë gjetur katër punëtorët që ndodheshin në furrnaltë me plot djegie të rënda. Punëtori turk është transportuar me urgjencë në Spitalin Ushtarak, kurse tre të tjerë po mjekohen në Spitalin e Elbasanit.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›