E Diel, 1 Nëntor 2026

Srecko Katanec, kandidat për TiranënSezonin e kaluar 24-herë kampionët e nisën me boshnjako-kroatin Blaz Slishkoviç, për të kaluar më pas në duart e Agustin Kolës e Alban Tafajt, këta dy të fundit u ndihmuan nga italiani Mauro Bençivenga.

Srecko Katanec mund të jetë trajneri i ri i Tiranës. Slloveni 45-vjeçar është i papunë pas largimit nga Kombëtarja e Maqedonisë, për shkak të konfliktit me sulmuesin maqedonas Goran Pandev.

Lajmi bëhet i ditur nga prestigjiozja “Panorama Sport”, e cila i referohet burimeve pranë kryedonatorit të Tiranës, Refik Halili.

Edhe sezonin e kaluar 24-herë kampionët e nisën me boshnjako-kroatin Blaz Slishkoviç, për të kaluar më pas në duart e Agustin Kolës e Alban Tafajt, këta dy të fundit u ndihmuan nga italiani Mauro Bençivenga.

Refik Halili, i mbështetur edhe nga donatorja Shefikat Ngjela, Halili, do të synojë së pari krijimin e një grupi cilësor për të përballuar aventurën në Ligën e Kampioneve.

Në një listë të hartuar nga Tirana figurojnë edhe dy lojtarët e talentuar të Teuës, Emiljano Vila dhe Vilfor Hysa, por edhe ndonjë të ri nga Flamurtari, Ardit Shehaj.

Aktualisht nën kontratë me Halilin e Tiranën janë 12 lojtarë: Migen Memelli, Ansi Agolli, Gjergj Muzaka, Bledar Devolli, Tefik Osmani, Andi Lila, Jetmir Sefa, Sabien Lilaj, Migen Metani, Ergys Sorra, Klajdi Kuka e Blert Hajdari. Priten të firmosin edhe Blendi Nallbani, Abraham Aleçenu dhe Rezart Dabulla.

Skuadra kryeqytetase, që merr pjesë në Ligën e Kampioneve(merr pjesë në turin e dytë eliminator), do të kryejë fazën përgatitore në Ohër të Maqedonisë.  

E Diele, 14 Qershor 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›