Reali kërkon Vidalin, Juventus refuzon

Juventus ka insistuar se mesfushori Arturo Vidal nuk është në shitje pas interesimit nga Real Madridi.
Kiliani iu bashkua Bianconerëve nga Bayer Leverkusen gjatë verës së shkuar dhe ka shkëlqyer në Torino. Sipas medieve italiane, Real Madridi ka biseduar me menaxherin e tij, Fernando Felicevich rreth mundësisë së transferimit të Vidalit në Santiago Bernabeu.
Por, drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta ka thënë: “I kam bërë të qartë Felicevichit, e në mënyrë indirekte edhe Realit, se Vidal nuk është në shitje”.