Vilanova, trajner i ri i Barcelonës

Pep Guardiola ka konfirmuar se do të largohet nga posti i trajnerit të Barcelonës në fund të këtij sezoni.
Futbollistë kyç përfshirë kapitenin Carles Puyol, Gerard Pique dhe Cesc Fabregas përcollën Guardiolën duke mbajtur fjalimin e tij të fundit në Nou Camp dhe e duartrokitën atë pas lajmit për përfundimin e aventurës së suksesshme katërvjeçare të tij në krye të skuadrës, periudhë gjatë së cilës ai solli në klub 13 trofe.
Barcelona po ashtu bëri të ditur se asistenti i Guardiolës, Tito Vilanova do të marrë drejtimin e ekipit për sezonin e ardhshëm.