Reali kërkon ta transferojë Ibrahimoviçin në janar

Befason Real Madridi. Sipas Corriere dello Sport galaktikët do të tentojnë të transferojnë yllin e Milanos, Zlatan Ibrahimovic.
Plani i Jose Mourinhos për sjelljen e Ibras në Madrid do të tentohet qysh në afatin e janarit, madje thuhet se për të është duke u përgatitur një ofertë e majme.
Ajo çarë çudit në këtë fakt është se Reali po përballet me një konkurrencë të denjë mes disa sulmuesve cilësor që ka Reali, e të cilët janë të rinj në moshë, përveçse Ibrahimoviçit i cili është plot 30 vjeç.