E Shtunë, 31 Tetor 2026

Di Stefano në Shtegun e të Famshmëve

Presidenti i nderit të Real Madridit, Alfredo Di Stefano është njeriu i parë që ka hyrë në Shtegun e të Famshmëve të sapo krijuar nga FIFA.

Ish-sulmuesi i Espanyolit, Real Madridit dhe River Plates e ka fituar dy herë Topin e Artë dhe fitoi pesë herë ligën e Kampionëve, ashtu si tetë tituj të La Ligas me Real Madridin, gjë që e bën atë njeriun më të suksesshëm në historinë e klubit mbretëror.

“Unë jam shumë i lumtur për këtë dhe jam shumë falënderues për këtë gjest, edhe pse nuk është asgjë për individualitet në futboll. Ky është sport kolektiv dhe askush nuk është më i mirë se të tjerët. Duhet të kesh ekip të mirë për të fituar trofe”, u shpreh Di Stefano.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›