Rudi Vata: Kuzhe po ikën, e bëj unë trajnerin e Shqipërisë!
The Sun ka publikuar dje një intervistë të gjatë të Rudi Vatës, ish-futbollistit të Sëlltikut, i cili e shpreh hapur dëshirën për të marrë drejtimin e kombëtares
Në Skoci është i njohur për opinionin sportiv, pasi ka luajtur për 5 vite më Sëlltikun e Gllazgout, duke spikatur në radhët e mbrojtjes. Në Hamilton të Skocisë ka shtëpinë e tij, por po qëndron me valixhet gati për tu kthyer në Shqipëri si trajner i kuqezinjve. E ka shprehur edhe në mediat shqiptare këtë dëshirë dhe pret përfundimin e eliminatoreve për të marrë një përgjigje, pse jo pozitive, nga presidenti Armand Duka.
Menaxher dhe trajner Rudi Vata u bë menaxher i FIFA-s, pasi u specializua në Eropën Perëndimore, i ndihmuar nga konktatket e shumta që kishte. Mirëpo një vit më pare, ai mori një tjetër vendim: ti kthehej fushave të blerta në rolin e trajnerit. U bëra menaxher i FIFA-s për një arsye të thjeshtë: që ti qëndroja pranë futbollit. Por me kalimin e kohës kuptova që dëshiroja të bëhesha trajner futbolli. Për këtë arsye u ktheva në Tiranë për të bërë realitet qëllimin tim. Federata Shqiptare e Futbollit ka një marrëveshje të veçantë me homologen italiane. Franko Ferrara, një nga lektorët më të famshëm në Itali, bashkë me tre lektorë të tjerë erdhën në Tiranë për të na dhënë leksionet përkatëse. Në këto kurse mora licensën B dhe A. Italia është shumë afër Shqipërisë dhe ne shqiptarët në përgjidhësi flasim mirë italisht. Një nga shokët e mi të kombëtares shqiptare në vitet 90, Igli Tare, aktualisht është drejtori sportiv i Lacios dhe ka luajtur për shumë vite në Serinë A. Jua tregoj unë cili ishte problemi: Shqipëria ka prodhuar futbollistë të mirë, por organizmi në federatën tonë të futbollit ishte shumë i dobët. Nuk mund të përformonin aq mirë, ndonëse kishim mundësi më shumë. Po të hedhësh sytë nga vendet e tejra të vogla të Ballkanit si në Maqedoni, Malin i Zi dhe Bosnjë, kupton që në arenën ndërkombëtare kanë arritur rezultate shumë më të mira se ne.
Synimi Për Vatën, humbja me Luksemburgun ishte bëma e fundit negative e futbollit shqiptar. Ai hedh kandidaturën për tu bërë trajner i Shqipërisë, pas largimit të mundshëm të Josip Kuzhes. Kontrata e Kuzhes po përfundon dhe FSHF po kërkon një trajner tjetër për zëvendësimin e tij. Do të më pëlqente shumë nëse më emërojnë trajner të Shqipërisë. Besoj se jam mjaft i përgatitur. E di që njerëzit do të thonë se nuk kam eksperiencën e duhur, por eksperienca e paktë si trajner nuk është bërë pengesë për Slaven Biliçin e Kroacisë, apo Jurgen Klismanin e Gjermanisë. Mendoj që në Shipëri ka shumë lojtarë të rinj të talentuar. Mendoj gjithashtu se jam i përgatitur për të përcjellë idetë e mia në kombëtare. E mendoj në çdo kohë këtë. Kam luajtur 59 ndeshje me Shqipërinë, ndër të cilat 40 herë kam qenë kapiten. Gjithashtu kam jetuar në katër vende të ndryshme. Kam qenë pjesë e Shqipërisë në të kaluarën dhe dua të jem pjesë e kombëtares edhe në të ardhmen, ka vijuar më tej Vata.