Shqipëri-Rumani, miqësorja në funksion të Botërorin 2014
Në fillim të fushatës eliminatore, ndeshja e fundin në grup, Shqipëri-Rumani, mendohej se do të vendoste diçka për fatin e kualifikimit të njërës apo tjetrës skuadër, çka do të sillte interes të jashtëzakonshëm në të dy kapmet, por në të vërtetë rezulton të jetë miqësorja e radhës, pasi rezultati nuk do të ketë asnjë vlerë tjetër veçse statistikore. Pozicionet aktuale në grup nuk mund të ndryshojnë. Rumania nuk mund ta humbasë vendin e 3-të me çdo rezultat negativ të mundshëm ndaj kuqezinjve, të cilët e salduan vendin e parafundit në grup me humbjen në Luksemburg.
Skuadra të reja Trajneri Josip Kuzhe, ndoshta në ndeshjen e fundit në krye të Shqipërisë, është i detyruar të aktivzojë lojtarët e rinj në moshë për dy arsye: e para për mungesë të 5 futbollistëve titullarë; e dyta për të bërë rinovimin e pashmangshëm të skuadrës. Roshi, Januzi, Lilaj, madje edhe Sallaj janë shpresa e kombëtares për Botërorin 2014, ata që do të zëvendësojnë Bogdanin, Skelën, Duron dhe Lalën. Edhe trajneri i Rumanisë, Viktor Picurka, është shprehur se: Ndaj Shqipërisë fillon rinovimi i skuadrës me lojtarët e perspektivës, të cilët do të grumbullohen për kualifikueset e ardhshme. Për arsyet e sipërpërmendura, Shqipëri-Francë i ngjan më shumë një takimi miqësor, për të provuar lojtarë të perspektivës.
Ra, Moi, Sanmartean dhe Gardosh, mungesat rumune
4 lojtarë të kombëtares së Rumanisë, me të cilën Shqipëria do të ndeshet në Qemal Stafa, në eliminatoren e fundit për Euro 2012, në grupin D, janë out. Kapiteni Rat është i pezulluar, ndërsa tre lojtarët e tjerë janë të dëmtuar. Me këtë rast, duke qenë se mungon Rat, shiriti i kapitenit të Rumanisë pritet ti kalojë emblemës Adrian Mutu. Kombëtarja rumune do të niset për në Tiranë sot, në orën 17.00, dhe do të kthehet në shtëpi më 12 tetor, rreth orës 13:45.
Kuqezinjtë, vetëm dy seanca para Rumanisë
Përfaqësuesja shqiptare ka mbërritur dje në orët e para të mëngjesit në Aeroportin e Rinasit, pasi është nisur nga Franca menjëherë pas ndeshjes. Lojtarët që janë ndëshkuar me kartonë të verdhë dhe që nuk do të luajnë ndaj Rumanisë nuk do të jenë më në dispozicion të Kuzhes, ndërsa pjesa tjetër do të vijojë sot me seancën e radhës stërvitore. Trajneri Kuzhe nuk ka shumë kohë në dispozicion për të ndërtuar formacionin ndaj rumunëve, madje gjithçka ka ndërmend duhet ta bëjë në vetëm dy seanca. Ndeshja do të luhet të martën, ora 21:00, në Qemal Stafa.