Milani drejt SHBA-ve për Kakan

Një delegacion i Milanit do të udhëtojë në SHBA këto ditë për të vazhduar negociatat me Real Madridin për transferimin e Leite Kakas, raporton Il Corriere dello Sport.
Gjiganti italian nuk e ka fshehur faktin se dëshiron të kthejë në ekip mesfushorin ikonik, i cili nuk ka arritur të shkëlqejë që prej transferimit të tij në vlerë prej 68 milionë eurosh në vitin 2009.
Besohet se Adriano Galliani do të takohet me Florentino Perezin në SHBA për të biseduar mbi Kakan, ashtu sikurse për lojtarë të tjerë të cilët nuk janë të dëshiruar në Bernabeu.
Riccardo Carvalho, Nuri Sahin, Sami Khedira dhe Lassana Diarra besohet se janë në listën e dëhirave të Milanit, që tani ka të holla për të shpenzuar pas shitjes së Thiago Silvas dhe Zlatan Ibrahimovicit te PSG më herët në korrik.