Deklarata e Ahtisaarit shkakton reagime në Beograd

Ai u ka thënë mediave serbe se Serbia me Kushtetutën e saj mbrohet nga mosnjohja e pavarësisë.
Ai ka thënë se deklarata e Ahtisaarit është si një kërcënim me pushkë të zbrazët, meqë Bashkimi Evropian po përballet me krizën e vet “dhe gjithnjë e më pak e di se çka do të bëjë me veten”.
Ndërsa, kreu i Këshillit Nacionak Serb, Millan Ivanoviq ka thënë se me deklaratën e tij, Ahtsiari ka treguar se edhe më tej “paguhet nga separatistët shqiptarë”.
(E plotësuar)Një ditë më parë, ish kryenegociatori për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaari tha se Serbia nuk duhet lejuar të hyjë në Bashkimin Evropian pa e njohur Kosovën.
Ai në një interviste për “Veçernji List” të Zagrebit duke komentuar deklaratën e preisdneit serb Tomiosllav Nikolliq se për Kosovën, sakrifikojnë BE-në, ka thënë se “nëse dëshiron Rusinë, le të shkojë atje”.
“Asnjë koncesion nuk është i pranueshëm”, ka thënë ndër të tjera, Marti Ahtisaari.
Koshtunica: Plani i Ahtisaarit është i vdekur
Kryetari i Partisë demokratike të Serbisë, Vojislav Koshtunica ka vlerësuar sot se deklarata e ish të dërguarit të KB në Kosovë, Marty Atissari se Serbia nuk duhet të hyjë në BE derisa ta njohë Kosovën, ngjanë sikur kërcënim me pushkë zbrazur.
Në një deklaratë të dorëzuar në agjencinë Beta, Koshtunica ka vlerësuar se Kushtetuta e Serbisë është “digë e patejkalueshme“ për pavarësinë e Kosovës, dhe nuk duhet as të mendohet që kushtetuta të ndryshohet derisa tërësia e vendit është e rrezikuar.
"Në çastin e duhur më 2007 siguruam që KS i KB të hedh planin e Ahtisaarit, dhe me kurrfarë shantazhesh të ndërkohshme nuk mund të ngjallet projekti i Ahtisaarit që Serbia ta njoh Kosovën”, tha Koshtunica.