Reali mbetet pa Kupë (Video)

Nga Express më 21 prill 2011 në ora 11:53
Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos do të mbahet mend jo për paraqitjen e mirë të tij ndaj Barcelonas, në finalen e Kupës së Mbretit, por për një gjë krejt tjetër.
Atij i ka rrëshqitur nga dora Kupa e fituar, derisa ishte mbi autobus, rrota e të cilit më pas shkatërroi Kupën e rrëzuar.
Madrilenët ishin duke festuar triumfin përballë rivalit të përjetshëm, Barcelonas, kur ky ‘aksident’ u xhirua nga kamerat televizive.