Bolt: Do të provoj një rekord të ri në 400 m
Usain Bolt dëshiron të tentojnë të thyejë rekordin botëror të Majkëll Xhonson në 400 metra: 43``18. "Të gjithë e duan, pohon Bolt për BBC. Në 2010 nuk do të ketë shumë evenimente, prandaj në atë vit mund të synoj rekordin e 400 metrave". Pas medaljes së artë në 100 dhe në 200 metra në Olimpiadën e Pekinit, duke fiksuar në të dy rastet rekorde të reja botërore, atleti xhamajkan i ka vënë vetes një objektiv të ri: brenda vitit 2010 të vendosë një tjetër rekord të ri, këtë herë në disiplinën 400 metra.