Reali, ofertë 38 milionë euro për Frenk Riberi
Prej kohësh Frenk Riberi, ylli 26-vjeçar
i Bajernit të Mynihut dhe Kombëtares
franceze, është shndërruar
në objektivin kryesor të klubeve më të
rëndësishme dhe të pasura evropiane.
Nga grupi i "big"-ëve, i pari që ka bërë
hapin zyrtar është Reali i Madridit:
"merengues" i kanë ofruar bavarezëve
38 milionë euro për të siguruar shërbimet
e mesfushorit transalpin. Sipas
mediave ndërkombëtare, Bajerni, që
shpenzoi 25 milionë euro për lojtarin,
duke e blerë nga Olimpik Marseja, po
e shqyrton ofertën e mbërritur nga
kryeqyteti iberik. Gjithsesi, burime
pranë klubit pohuan se kampionët në
fuqi të Gjermanisë do të refuzojnë çdo
lloj oferte që nuk kap kuotën 50 milionë
euro. Menaxheri i përgjithshëm,
Uli Hënes, theksoi se "Riberi ka edhe
dy vjet kontratë me Bajernin" dhe nuk
e përjashtoi mundësinë që termat
financiarë në marrëveshjen aktuale
të ndryshojnë, duke sjellë më shumë
përfi time për francezin. Menaxheri i
Riberi, Alan Miljaço, ka udhëtuar drejt
Mynihut për të fi lluar bisedimet.
i Bajernit të Mynihut dhe Kombëtares
franceze, është shndërruar
në objektivin kryesor të klubeve më të
rëndësishme dhe të pasura evropiane.
Nga grupi i "big"-ëve, i pari që ka bërë
hapin zyrtar është Reali i Madridit:
"merengues" i kanë ofruar bavarezëve
38 milionë euro për të siguruar shërbimet
e mesfushorit transalpin. Sipas
mediave ndërkombëtare, Bajerni, që
shpenzoi 25 milionë euro për lojtarin,
duke e blerë nga Olimpik Marseja, po
e shqyrton ofertën e mbërritur nga
kryeqyteti iberik. Gjithsesi, burime
pranë klubit pohuan se kampionët në
fuqi të Gjermanisë do të refuzojnë çdo
lloj oferte që nuk kap kuotën 50 milionë
euro. Menaxheri i përgjithshëm,
Uli Hënes, theksoi se "Riberi ka edhe
dy vjet kontratë me Bajernin" dhe nuk
e përjashtoi mundësinë që termat
financiarë në marrëveshjen aktuale
të ndryshojnë, duke sjellë më shumë
përfi time për francezin. Menaxheri i
Riberi, Alan Miljaço, ka udhëtuar drejt
Mynihut për të fi lluar bisedimet.