E Shtunë, 31 Tetor 2026

E ardhmja e Ferrarit vendoset në tri javë

Ferrari ka mbërritur në kryqëzimin
e edicionit. Edhe pse në Botërorin
2009 në Formula 1 janë zhvilluar
vetëm tri garat e para, te "kokëkuqja"
po përgatiten për vendime ekstreme.
Zero pikë në klasifikim janë të papranueshme
për kampionët në fuqi të
botërorit për konstruktorë, ndërkohë
që ditë pas dite po krijohet bindja se
projekti F60 nuk është në nivelet e
pretenduara. Në Çmimin e Madh të
Bahreinit gjatë kësaj fundjave skuadra
do të garojë duke menduar më shumë
për t‘u mbrojtur, ndërsa fati i sezonit
do të vendoset pas tri javëve në Montmelo.
Situata te Ferrari është mjaft
komplekse: strategji të gabuara, sistemi
"Kers", gazi që bllokohet, mungesa e
shpejtësisë dhe e besueshmërisë. Ferrari
do të kërkojë pikët e para në cirkuitin
e Bahreinit, ndërsa në Spanjë do të
shihen ndryshimet e para te makina
F60. Pas garës në Çmimin e Madh të
Katalunjës do të vendoset nëse duhet
të vazhdojnë investimet për këtë sezon,
apo do të fi llojnë përgatitjet pë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›