E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti, studentet do lënë spitalin javën e ardhshme

Studentet e plagosura në aksidentin tragjik në Himarë të cilat po kurohen në spitalin Ushtarak pritet të lënë ambjentet e spitalit javën e adhshme. Ky fakt është bërë i ditur nga mjeku Luan Nikollari i cili ka theksuar se gjendja shëndetësore e vajzave të plagosura është përmirësuar.
 

I pyetur për gjendjen e studentes Kaltra Pollozhani, mjeku theksoi se ajo ndodhet në kururgjinë e përgjithshme në spitalin Ushtarak ku është nën mbikqyrjen e mjekëve. Sipas tij nga gjithë ekzaminimet e kryera nga stafi mjekësor vajzat nuk rrezikojnë invaliditetin.

Sa i përket  gjendjes shëndetësore të dy studenteve Florije Peci dhe Eriselda Guberes të cilat u dërguan për kurim në Austri, mjeku Nikollari theksoi se gjendja e tyre vijon të mbetet e rëndë por ato janë nën kujdesin e mjekëve specialistë.


Si pasojë e një aksidenti tragjik në Himarë humbën jetën 11 studente të Universitetit "Aleksandër Xhuvani, drejtuesi e mjetit, i fejuari i njërës prej studenteve dhe u plagosën 26 studente të tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›