E Diel, 1 Nëntor 2026

Bajerni i Mynihut konfirmon trajnerin Jup Hajnkes

Humbja e finales së Ligës së Kampionëve, pas humbjes së asaj të Kupës së Gjermanisë nuk e ka ndryshuar mendjen e Bajernit të Mynihut. Klubi gjerman që mbeti pa trofe këtë vit do të konfirmojë Jup Hajnkesin si trajner edhe për sezonin e ardhshëm. Nën drejtimin e Hajnkesit, bavarezët luftuan në tre fronte, por mbetën pa asnjë sukses pasi kampionatin e fitoi Borusia e Dortmundit, ashtu siç ndodhi edhe në Kupë, ndërsa Championsi i shkoi Çelsit. Gjithsesi, presidenti Uli Hënes thotë prerë: Do të vazhdojmë me Hajnkesin.
Kalojmë në Angli, tek Çelsi. Së pari, mesfushori veteran, Frenk Lampard, do të qëndrojë edhe më tej tek blutë, edhe pse u diskutua një largim i tij i mundshëm. Lojtari 34-vjeçar do të rinovojë këto ditë dhe do të ketë edhe një rritje rroge, baraz me nivelin e Fernando Torresit.
Po tek Çelsi, mediat britanike njoftojnë se trajneri Roberto Di Mateo dëshiron të qëndrojë, por vetëm me një kontratë për të qenë. Klubi besohet se mund t’i ofrojë 1 vit kontratë, por kjo do të ishte e papranueshme nga italiani që fitoi Kupën e Anglisë dhe Ligën e Kampionëve në vetëm 3 muaj në stol.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›