E Diel, 1 Nëntor 2026

Mercedes vizite ne kampingun stervitor te kombetares gjermane te futbollit

Në një kompleks stërvitor në Francë takohen futbolli me Formula 1. Aty është bujtëse kombëtarja gjermane e futbollit që po përgatitet për kampionatin europian dhe për vizitë vjen skuadra gjermane e automobilizmit, Mercedes.
Pilotët e saj, Mikael Shumaker dhe Niko Rosberg, janë takuar me futbollistët e skuadrës së trajnerit Joakim Lëv. Së pari, ata përshëndeten me Lukas Podolskin, Marko Rojsin, Andre Shyrlen dhe Tim Vizen, madje nisn të luajnë me top me ta.
Podolski është futbollisti që më shumë i respekton miqtë në lojën me top, ndërsa Shumaher nisi të tregojë edhe disa aftësi të tij me sferën e rrumbullakët. Të mos harrojmë se shtatë herë kampioni i botës ka luajtur shpesh futboll në ndeshje bamirësie në kohën e lavdisë.
Më në fund, me pilotët takojnë edhe trajnerin Lëv, ndërsa ai stërvit skuadrën që është nënkampione e Europës dhe që synon ta fitojë titullin kontinental këtë herë në turneun që zhvillohet në Ukrainë e Poloni.
Edhe Mercedes synon të paraqitet sa më mirë në kampionatin botëror të Formula 1, por shanset e kësaj skuadre për të fituar titujt janë më të paktë sesa ata të ekipit të Joakim Lëvit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›