E Diel, 1 Nëntor 2026

IOC: Në bisedime me Arabinë Saudite për sportistët

Drejtuesi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Zhak Rozhe tha se janë në bisedime me Arabinë Saudite për lejimin e sportistëve të këtij vendi për të konkurruar në Lojrat Olimpike.

Rozhe tha se "kjo nuk është një situatë e lehtë", duke shtuar se, "ne jemi duke punuar në mënyrë të vazhdueshme me zyrtarët sauditë, për të gjetur një zgjidhje të mirë".

Arabia Saudite, Katari dhe Brunei janë tre shtete që nuk marrin pjesë në gara me ekipet e tyre në lojrat olimpike.

Katari dhe Brunei kanë njoftuar tashmë se do të dërgojnë atletet femra në Londër.

Rozhe ka deklaruar po ashtu se është kundër lejimit në gratë të Arabinë Saudite nën flamurin olimpik.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›