Reali për hakmarrje në ‘Gerland’ ndaj Lionit
Mbrëmje emocionuese kjo e sotmja pasi Champions League do të risjellë një përballje që e kemi parë edhe sezonin e shkuar, por që u mbyll me një histori tipike si Davidi me Golathin. Reali i Madridit nuk arriti të mposhtë Olimpikun e Lionit dhe dështoi për të shtatin vit radhazi që të kualifikohej për në fazën çerekfinale të veprimtarisë më prestigjioze të futbollit kontinental. Por sot, në “Gerland”, Reali ka një armë më shumë për të besuar se do t’ia kthejë reston francezëve dhe kjo armë quhet Zhoze Murinjo, kampioni në fuqi i Champions. Skuadrat vijnë në këtë përballje me formacionet më të mira të mundshme (Lisandro i Lionit nuk ka rikuperuar nga dëmtimi), por janë disa lojtarë që rrezikojnë të mos luajnë në rast kartoni të verdhë dhe, padyshim që emri që sugjestionon më shumë është ai i Kristiano Ronaldos. Por veç tij, te Reali rrezikon dhe Raul Albiol, ndërsa te Lioni janë Mishel Bastos dhe Lovren të “zverdhurit”. Johan Gurkuf, blerja më e bujshme e verës së shkuar në Francë, ka dështuar të bëjëb atë që bëri me Bordonë një sezon më parë. “Ata janë një klub i madh dhe kanë një trajner të madh. Reali është favorit që ta fitojë Champions, por futbolli është i çuditshëm dhe Lioni bëri befasinë më të madhe sezonin e shkuar.” Nga ana tjetër, është Reali, i shumëdëshiruar për hakmarrje. Karim Benzema, sulmuesi që ka ardhur pikërisht nga Lioni sezonin e shkuar, flet për përballjen me ish-skuadrën e tij. “Nuk do të gabojmë sikundër vitin e shkuar. Lioni është një skuadër e fortë, por ne jemi Reali dhe synojmë trofeun e madh. Murinjo? “Është një trajner i shkëlqyer. Ai ka arritur të ndryshojë mentalitetin tim. Tash jam luftëtar. Jam ambicioz që nga fëmijëria dhe për më tepër e shoh këtë ambicie të bëhet më e fuqishme dhe ta konfirmojë veten në Madrid dhe në ekip”, ka thënë Benzema.