E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perplasja me Jordan UEFA pezullon me 5 ndeshje Gatuzon

UEFA ka kryqëzuar Genaro Gatuzon, duke skualifikuar kapitenin e Milanit me 5 ndeshje pasi ka cilësuar si anti-sportive veprimet e futbollistit në fund të ndeshjes mes skuadrës italiane dhe Totenham në Ligën e Kampioneve. Mesfushori u përfshi në një polemikë të ashpër me zëvendës trajnerin e formacionit anglez Joe Jordan, ndërsa më pas përdori dhe duart në dëm të tij.

Për këtë arsye Komisioni Disiplinor i UEFA-s, ka përdorur grusht të hekurt në dëm të kapitenit të Milanit, duke e dënuar atë me 5 ndeshje. Kjo do të thotë se Gatuzo mund të luajë në këtë sezon të Ligës së Kampioneve, vetëm nëse Milani do të arrijë të kualifikohet për në finalen që do të luhet në “Wembley” të Londrës. Pas vendimit të ashpër të UEFA-s, klubi i italian ka bërë të ditur se nuk do të apelojë dënimin e dhënë nga komisioni i qeversisë evropiane të futbollit.

Gjithsesi, mungesa e Gatuzos do t’i vështirësojë punën Milanit, i cili në ndeshjen e kthimit kundër Totenham duhet të fitojë patjetër për të shpresuar te kualifikimi për në raundin tjetër të Champions. Në ndeshjen e parë, skuadra kuqezi u mund 1-0 nga Totenham.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›