E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e Kampioneve Real Madrid perballe Olimpik Lion

Reali i Madridit do të luajë në transfertë kundër Olimpikut të Lionit në ndeshjen e vajtjes për 1/8 e Ligës së Kampioneve, ndërkohë që spanjollët e drejtuar nga Jose Mourinho do të kërkojnë kualifikimin që në sfidën e parë. Skuadra madrilene mendon të zgjidhë gjithçka në tranfertën franceze, duke eliminuar surprizat, ashtu sic ndodhi sezonin e fundit ku Reali u eliminua pikërisht nga Lioni. Hose Mourinho është shprehur optimist përpara kësaj sfide, duke thënë se beson te skuadra e tij.

"Seriozisht, ata janë kundërshtarë shumë të fortë, por ne jemi Reali i Madridit dhe do të vazhdojmë më tej në Ligën e Kampioneve. Sigurisht do të luamë dy ndeshje të vështira, por unë nuk jam, aspak i shqetësuar”, ka bërë të ditur Mourinho, i cili do të mbështetet te Cristiano Ronaldo dhe te sulmuesi Karim Benzema në rolin e titullarit për këtë sfidë.

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes së sotme në Champions, Chelsea do të luajë në transfertë kundër Kopenhagen. Ecuria negative në javët e fundit e kanë vënë Carlo Anchelotti përpara një ultimatumi. Kualfikimi në raundin tjetër është shansi i fundit për trajnerin italian.

“Mendoj vetëm për ndeshjen dhe nuk më intersojnë ato që thuhen në lidhje me të ardhmen time. Une ashtu si skuadra jemi të fokusuar të kjo ndeshje të cilën duam ta fitojmë”, ka thënë Anchelotti, skuadra e të cilit vjen në këtë ndeshje pas eliminimit nga Kupa e Ligës në Angli.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›