Superliga hapet gara ne kampionat

Skënderbeu ka mundur 1-0 Flamurtarin, duke rihapur edhe një herë garën përe titullin kampion. Sukses i rëndësishëm në premierën e Shpëtim Duros në pankinën korcare, e cila ka ngushtuar në katër pikë diferencën me kryesuesit e Flamurtarit. Sfida më e rëndësishme e javës së 21-të të Superligës është vendosur nga Shkëmbi, i cili në pjesën e parë do të kthente në gol një 11-metërsh.
Në një stadium të tejmbushur, ndeshja ka nisur e shpejtë, megjithëse skuadrat do të qarkullonin shumë topin në mesin e fushës dhe do të rrezikonin pak portat respektive. Rezultati do të ndryshonte në minutën e 30-të të takimit. Soza do të pengohej brenda zonës nga portieri Spaho duke e detyruar kryesorin Jemini të dr5ejtojë dorën nga pika e penalltisë. Goditjen do ta merrte përsipër kapiteni Shkëmbi që me një të majtë të saktë do ta ndalte topin në rrjetë. Ndizet atmosfera në shkallët e stadiumit, ndërkohë që Plaku do të shpërdoronte një mundësi të shkëlqyer për të barazuar rezultatin, por gjuatja e sulmuesit te do ishte e gabuar. Mbyllet me epërsinë minimale të Skënderbeut pjesa e parë, ndërkohë që me rikthimin në fushë Devolli do të ndëshkohej me karton të kuq duke vështirësuar objektivin e Flamurtarit për të dalë me pikë nga kjo sfidë.
Me avantazh në forca vendasit do të kontrollonion rezultatin, ndërsa në fundin e ndeshjes do t’i afroheshin dyfishimit. Në fillim shtylla do t’i mohonte Shkëmbit golin e dytë, ndërsa më pas Spaho do të grushtonte saktë një goditje të fortë të Markovic. Në fund 1-0 për Skënderderbeun që ka hapur bindshëm garën për titullin kampion në Superligë.
Nertan Prifti