Reali shkarkon Shuster, ne vend te tij Ramos
Real Madrid konfirmoi shkarkimin e Bernd Shusterit, duke emeruar menjehere ne vend te tij ish-trajnerin e Totenhemit, Juande Ramosin. Drejtori teknik i Real Madrid, Pedja Mijatovic beri largimin e Bernd Shusterit. "Ne folem me Shusterin kete mengjes rreth te gjitha veshtiresive qe kaluam gjate pese muajve te fundit," - theksoi Mijatovic. - "Ai e priti vendimin mjaft mire. Duam te falenderojme Bernd Shusterin per punen qe ka bere te Real Madridi. Ai punoi mire gjate sezonit te shkuar, kur edhe fituam titullin dhe Superkupen e Spanjes." Kampionet ne fuqi u munden nga Sevilja, ne shtepi. Ramos ka qene jashte skenes se futbollit qe kur eshte shkarkuar ne muajin tetor nga Totenhemi. Nese puna e tij nuk eshte vleresuar nga londinezet, ne Spanje ai merr nje detyre me te rendesishme. Gjigantet spanjolle ulen ne stol Ramosin: "Me duhet te falenderoj bordin drejtues te Realit per besimin. Me duhet te perballem me kenaqesi me detyren qe me eshte afruar. Te drejtosh Real Madridin eshte enderr e te gjitheve."- vijoi Ramos. - "Shpresoj te arrijme se bashku te gjitha sukseset qe kerkon klubi gjate ketij sezoni," - theksoi me tej ai, gjate prezantimit ne Bernabeu. Ramos deklaroi se ne kontraten e tij me Real Madridin ka nje opsion per ta rinovuar ne fund te kampionatit. "Te te gjithe ekipet qe kam drejtuar me pare, kontratat i kam pasur te shkurtra." Te dy palet kane kohe qe te shohin se si do te ecin punet. Ndeshja e pare e Ramos, ne drejtimin e Real Madridi do te jete perballja me Barcelonen ne fund te javes, por ai ka insistuar se edhe kjo ndeshje duhet konsideruar si te tjerat ne kampionat. Barcelona po ecen shkelqyeshem, por Real Madridi ka karakterin dhe prestigjin per t'u perballuar te gjithe klubet, ne te gjithe stadiumet e botes. A. Muraci