Trajneret e Superiores i ze paniku i largimeve
Trajneri i Tiranes Blaz Slishkovic, pavaresisht mbeshtetjes se drejtuesve te klubit, mund te largohet nese nuk fiton ndeshjen e radhes, ose ne rast se deri ne fund te pjese se pare te kampionatit Tirana nuk do te arrije rezultatet dhe lojen e deshiruar nga ana e tifozeve. Behet e ditur nga drejtuesit, se nje tjeter deshtim i mundshem ne Fier do te jete i mjaftueshem per t'i dhene doren e fundit Blaz Slishkovicit. Ndonese trajneri eshte ne kontrate deri ne fund te sezonit, pritet te gjendet nje zgjidhje e mesme me te. Ne rast fitoreje, do te shihet e ardhmja e Tiranes ne tre javet e mbetura te ketij viti, per te vendosur ne lidhje me trajnerin Slishkovic. Ne janar do te analizohet me imtesi ecuria me qellim qe objektivi i 23 here kampioneve te Shqiperise te mos vihet ne pikepyetje. Ne "Ruzhdi Bizhuta", ne ndeshjen kryesore te javes, Elbasani-Dinamo, trajneri i ekipit qe do te mundet, pritet te vihen ne "banden e te akuzuarve". Trajneri i Dinamos, Zlatko Dalic eshte ne kontrate deri ne fund, por Dinamo kampione ne fuqi, pas reagimit te fundit deshiron qe luhatjet e javeve te kaluara te mos perseriten me. Madje trajneri Dalic eshte pergjegjesi i merakos se veres, kur u afruan disa lojtare te panevojshem qe nuk po sherbejne ne synimet dhe objektivin e kampioneve ne fuqi. Problemet qe kaloi Elbasani kane vene ne diskutim te ardhmen e Mirel Joses, edhe pse Laze i dha nje here votebesimin trajnerit tiranas. Elbasani dhe Mirel Josa do te kene kete jave nje perballje te veshtire, me Dinamon. Elbasani do te kaperceje sot testin me Beselidhjen, ku duhet te arrije nje rezultat pozitiv ne Lezhe. Nderkohe, edhe Ilir Daja qe drejton Besen e Kavajes deklaroi pas humbjes se fundit se lojtaret e Beses nuk luajne te gjithe ne harmoni, problem qe ndodh ne disa ekipe dhe qe shihet si arsyeja kryesore per largimin e trajnereve. "Disa lojtare te Beses," - theksoi Daja, - "nuk ishin njelloj te impenjuar ne fushe." Por, ne fund, kampionati yne ka vertetuar shpesh se konfliktet e brendshme mes lojtareve dhe stafit drejtues zgjidhen, duke u sakrifikuar trajneri i skuadres. Gjate pjeses se pare te ketij kampionati jane larguar afro gjysma e trajnereve te Kategorise Superiore. Futbolli shqiptar shquhet per nje dukuri te tille negative. Trajneret emerohen me shume buje dhe problemet, kur faji mund te jete i te gjitheve, i mbeten ne fund trajnereve. Aktualisht, nga ky fenomen i cuditshem kane mbetur jashte dhe pa ekipe mjaft trajnere, mes te cilave edhe ata qe kane drejtuar dikur ekipin tone kombetar, madje me te njejtin sukses qe po drejtohet edhe aktualisht trajneret e huaj. Ndryshimi eshte kontrata dhe veshtiresia per te larguar te huajt.
Aranit Muraci
Aranit Muraci