Vllaznia, sot ne proven e kupes
Shiu nderpreu tre ndeshje gjate turit te dyte te Kupes se Shqiperise, te cilat do te luhen sot, ne tre qytete te vendit tone. Sot ne "Niko Dovana" te Durresit do te luhet ndeshja kryesore, e prapambetur e Kupes se Shqiperise, mes Vllaznise dhe Teutes. Pritet nje ndeshje interesante mes dy ekipeve qe po kalojne momente te mira ne kampionatin tone, gjate javeve te fundit. Kryesimi i Vllaznise dhe ngjitja e pabesueshme e Teutes, do t'i japin me shume interes ndeshjes se sotme. Starova deklaron se kupa eshte nje synim i Teutes, kurse Agim Canaj eshte shprehur se pervec titullit kampion,Vllaznia e tij do te luaje edhe per nje trofe tjeter, qe eshte pikerisht, Kupa e Shqiperise. Shorti i ka vene perballe dy ekipet, qe do te diskutojne sot dhe ne ndeshjen tjeter ne Shkoder nje vend per ne cerekfinale. Vllaznia, fituese e edicionit te kaluar udhetoi dje drejt Durresit per te dyten here gjate javes se fundit. Kuqeblute u kthyen pas javes se shkuar, sepse shiu pengoi zhvillimin e ndeshjes. Ne Ballsh, ekipi vendas i Bylisit do te vihet perballe Flamurtarit dhe ne Lezhe do te luajne vendasit me Elbasanin qe synon me cdo kusht fitoren, per te qene te pakten pretendent ne nje prej dy kompeticioneve te Shqiperise. Nga tre ciftet e ndeshjeve te sotme, Elbasani pritet te arrije nje rezultat pozitiv.