E Shtunë, 31 Tetor 2026

Targaj, qytetar nderi ne Memaliaj

Muhedin Targaj, ish-futbollist i kombetares sone dhe i Dinamos, mori zyrtarisht titullin qytetar nderi i qytetit te Memaliajt. Titulli i eshte dorezuar dje nga perfaqesues te Keshillit Bashkiak te Memaliajt, per kontributin e madh qe dha ne zhvillimin e futbollit te ketij qyteti dhe me tej, ne karrieren e tij personale. Muhedin Targaj eshte i njohur nga sportdashesit shqiptare, gjate viteve 1973 - 1987, kur ai ishte lojtar i shquar i ekipit te Dinamos dhe kapiten i tyre. Ne krye te Dinamos, Targaj arriti nje seres suksesesh ne arenen kombetare. Dy vjet pasi veshi fanellen e Dinamos, Targaj eshte perfshire edhe ne radhet e skuadres se ekipit tone kombetar. Edhe te ekipi kombetar, Muhedin Targaj ka qene nje prej lojtareve kryesore, duke mbajtur per shume vite me radhe shiritin e kapitenit. Gjate viteve te fundit Targaj ka drejtuar klubin Dinamo. Ai aktualisht eshte anetar i Komitetit Ekzekutiv prane FSHF-se.

.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›