E Diel, 1 Nëntor 2026

Sopoti i Librazhdit me fizioterapist amerikan

Nje qytetar amerikan, nga qyteti Frisko, pjese e Kolorados ne SHBA, eshte punesuar ne Shqiperi, ose me sakte ka pasur deshiren e tij te punoje prane futbollin tone. Pak shqiptare e dine se futbolli yne gjate pjeses se pare te kampionati ka pasur nje fizioterapist amerikan. Nje qytetar amerikan eshte duke punuar si fizioterapist profesionist, prane ketij ekipi. Quhet Pol Stefanaci dhe eshte 64 vjec. Sipas drejtuesve te Sopotit, amerikani ka punuar deri nje jave me pare dhe eshte larguar drejt SHBA-se, pasi aktualisht kampionati eshte nderprere. Stefanaci jeton ne Librazhd dhe ka vendosur te punoje prane ekipit te futbollit, te ketij qyteti. Pervecse si fizioterapst ai ka pasur detyre edhe ate te pergatitesit atletik. Nderkohe, ne Shqiperi eshte bere disa here problem mungesa e stafit mjekesor, tek ekipet me te mira te Kategorise Superiore. Per kete zgjedhje ka pasur nje shkrim ne gazeten "Daily News".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›