Reali, shumë i fortë për Bayernin

Ish-trajneri i Real Madridit, Bernd Schuster beson se Bayern Munichu nuk do të jetë në gjendje t’i rezistojë gjigantit spanjoll në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Schuster, i cili udhëhoqi ekipin e Realit që fitoi La Ligën më 2007-08 pret që skuadra madrilene të kualifikohet për në finale.
“Bayern nuk është në nivelin e Real Madridit. Sidomos në qendër të mbrojtjes. Sergio Ramos dhe Pepe kanë përparësi të madhe ndaj Jerome Boatengut dhe Holger Badstuberit. Andaj, dyshoj nëse Bayerni mund të rrezikojë Realin”, deklaroi Schuster për magazinën gjermane Kicker.