Cavani nuk e lëshon Napolin

Edhe pse sa vjen e shtohet numri i klubeve të interesuara për shërbimet e Edinson Cavanit, sulmuesi i Napolit insiston se nuk planifikon të largohet nga San Paolo.
Ylli uruguaian deri më tani gjatë këtij sezoni ka realizuar 19 gola në Serie A ,derisa kërkohet nga disa prej klubeve më të pasura në botë përfshirë Manchester Cityn dhe Paris Saint-Germainin.
Mirëpo, Cavani ka theksuar se nuk e ka ndërmend të braktisë Napolin. “Jam i bindur se sezonin e ardhshëm do të bëjmë hapa edhe më të mëdhenj në të gjitha garat, andaj dua të mbetem këtu”, deklaroi Cavani për Corriere dello Sport.