E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona, shumë më e mirë se Chelsea

Ish reprezentuesi holandez, Boudewijn Zenden mendon se Barcelona është favorite për të fituar Ligën e Kampionëve dhe mendon se gjiganti katalan ka më tepër kualitet se kundërshtari i tyre në gjysmëfinale, Chelsea.

35-vjeçari, ish-futbollist i Barcelonës dhe Chelseas, favorizon ekipin e Pep Guardiolës për kualifikim në finale.

“Barcelona është favorite për të fituar Ligën e Kampionëve. Ata janë ekip shumë më i mirë se Chelsea. Ata kanë më tepër kualitet dhe është përparësi për ta që ndeshja e dytë zhvillohet në Nou Camp”, deklaroi Zenden për COMRadio.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›