E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rebelët, ultimatum besnikëve të Gaddafi-t për tu dorëzuar

Liderët e fraksionit të rebelëve në Libi u kanë dhënë një ultimatum forcave pro-Gaddafi që të dorëzohen brenda së shtunës, ndryshe do të përballen me forcën ushtarake.

Mustafa Abdul Jalil, që drejton Këshillin Kombëtar të Tranzicionit, ka deklaruar se apeli u drejtohet besnikëve të kolonelit në qytetin e tij të lindjes, Sirte, si dhe në qytete të tjera.

Njoftimi vjen pasi bashkëshortja dhe tre fëmijë të liderit libian u larguan në Algjerinë fqinje, e cila e ka mbrojtur vendimin e saj për strehimin.

Ndërsa ende nuk dihet vendodhja e Gaddafi-t, mbi të ka shumë spekulime që tregojnë se ai mund të fshihet në Sirte, Bani Ualid, apo në Tripoli.

Aktualisht, rebelët po përpiqen të marrin nën kontroll zonat e rezistencës së trupave besnike të kolonelit, si dhe po bëhen gati për të avancuar ofensivën në Sirte.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›