E Shtunë, 31 Tetor 2026

Recesioni në Greqi më i butë se sa është parashikuar

Athinë, 27 gusht – Recesioni në Greqi është më i butë se sa është pritur në fillim dhe aktiviteti ekonomik gjatë këtij viti do të bie për 4 %.

Kjo është më pak se sa është parashikuar, ka thënë ministri grek i Financave, George Papakonstantinu në Parlamentin e këtij vendi, transmetojnë agjencitë e huaja.

Ministri u tha deputetëve se, probleme ka, por tani “po shihet drita në fund të tunelit”,

Greqia ka arritur të shmang falimentimin në maj, pas marrjes së pjesës së parë të paketës së ndihmës financiare të FMN-së dhe BE-së në vlerë prej 110 miliardë euro.

Qeveria ka premtuar se reduktimin e deficitit buxhetor nga 13.6 % sa ishte vitin e kaluar, në 8.1 në fund të këtij viti, ndërsa në fund të vitit 2014 në më pak se 3.5 %, që është maksimumi i deficitit buxhetor i lejuar nga BE-ja.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›