E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dyfishohet deficiti buxhetor i Gjermanisë

Frankfurt, 27 gusht – Ritmi më i shpejtë i rritjes ekonomike për dy dekada, nuk ka ndalur dyfishimin e deficitit buxhetor të këtij vendi.

Në tremujorin e dytë të këtij viti, rritja ekonomike ishte 2.2 % më e madhe në krahasim me tremujorin e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave, Destatis, deficiti buxhetor gjerman në gjysmën e parë të vitit, i llogaritur sipas metodologjisë së Marrëveshjes së Mastrihit, është rritur në 42.8 miliardë euro.

Kjo është 3.5 % e bruto produktit vendor (GDP), krahasuar me 18.7 miliardë euro një vit më parë, ka njoftuar revista amerikane “Wall Street Journal”.

Gjermania në këtë mënyrë do të shkelë rregullat e BE-së, të cilat kërkojnë që deficiti buxhetor nuk duhet të jetë më i madh se 3 % e GDP-së.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›