Receta ime për të ardhmen
Jam këtu për të ripohuar një nga aleancat më të vjetra dhe të fuqishme të njohura ndonjëherë. Arsyeja e kësaj miqësie kaq të ngushtë nuk varet vetëm nga historia dhe nga një trashëgimi e përbashkët; nga lidhjet tona të gjuhës e të kulturës; nga bashkëpunimi i ngushtë i qeverive tona. Marrëdhënia jonë është e veçantë për vlerat dhe idetë që ne ndajmë. Së bashku ne kemi përballuar sfida të mëdha dhe akoma sfida të tjera, të thella, zgjaten para nesh. Ato shfaqen në një kohë kur rregulli ndërkombëtar tashmë është skicuar për shekullin e ri. Vende si Kina, India dhe Brazili rriten shumë shpejt. Ne duhet ta mirëpresim këtë zhvillim, sepse ka shpëtuar nga varfëria qindra milionë persona dhe ka krijuar tregje e mundësi të reja për vendet tona. Megjithatë, ndërsa ndodhnin këto ndryshime të shpejta, në disa vende u bë si e modës pyetja nëse rritja e këtyre kombeve nuk do të shoqërojë rënien e ndikimit amerikan dhe evropian në botë. Ndoshta, vazhdon arsyetimi, ato kombe përfaqësojnë të ardhmen dhe momenti i udhëheqjes tonë ka mbaruar. Ky arsyetim është i gabuar. Momenti i udhëheqjes sonë është tani. Në një kohë kur kërcënimet e sfidat kërkojnë një punë të përbashkët për vendet tona, ne mbetemi katalizatori më i madh i një veprimi global. Në një epokë të përcaktuar nga rrjedha e shpejtë e tregtisë dhe informacioneve, është tradita jonë e tregjeve të hapura, hapësira jonë e pikëpamjeve të përforcuara në angazhimin për sigurinë e qytetarëve tanë, që ofron një mundësi të mirë për një mirëqenie të fortë e të përbashkët. Kjo nuk do të thotë se duhet të qëndrojmë pa lëvizur. Natyra e udhëheqjes sonë do të na kërkojë të ndryshojmë së bashku me kohërat. Ne kemi të përbashkët interesin për zgjidhjen e konflikteve që zgjasin vuajtjet e njerëzve dhe që kërcënojnë të shkatërrojnë rajone të tëra. Gjithashtu, kemi interes për një zhvillim që përparon dinjitetin e sigurinë. Për t’ia dalë mbanë, duhet të lemë mënjanë impulsin për të parë vendet e varfra të globit si vende ku duhet të ketë bamirësi, Në vend të kësaj, duhet të ndihmojmë të uriturit të ushqehen me veten. Ne e bëjmë këtë jo vetëm se besojmë tek të drejtat e kombeve, por dhe në ato të qytetarëve. Ky është fanari që na drejtoi në luftën kundër fashizmit e komunizmit. Sot, kjo ide vihet në provë në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut.
Historia na tregon se demokracia asnjëherë nuk është e lehtë. Do të duhen vite para se këto revolucione të zgjidhen dhe gjatë asaj rruge do të ketë ditë të vështira. Fuqia rrallë dorëzohet pa luftuar. Ajo që kemi parë në Teheran, në Tunis dhe në sheshin Tahrir është një dëshirë e madhe për të njëjtën liri që ne, në vendet se imagjinojmë të mos e kemi, është një refuzim i idesë se popujt e disa pjesëve të botës nuk duan të jenë të lirë, ose kanë nevojë për një demokraci të vendosur nga lart. Asnjë hezitim: SHBA-ja dhe Britania e Madhe mbajnë anën e atyre që janë të etur për liri. Tani duhet të tregojmë se kemi jo vetëm fjalë, por edhe vepra. Kjo do të thotë të investosh në të ardhmen e atyre vendeve që janë në rrugën e tranzicionit drejt demokracisë, duke filluar nga Tunizia e Egjipti; do të thellojmë lidhjet tregtare, duke i ndihmuar që të vërtetojnë se liria sjell prosperitet. Kjo do të thotë të mbështesësh të drejtat universale, duke ndëshkuar atë që ushtron dhunë e shtypje, duke forcuar shoqërinë civile duke përkrahur të drejtat e minoriteteve.
Ne e bëjmë duke ditur se Perëndimi duhet të kapërcejë dyshimin dhe mosbesimin që ka për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut – një mosbesim që i ka rrënjët në një të kaluar të vështirë. Në Libi do të kishte qenë e lehtë, në fillim të shtypjes, duke thënë se ajo nuk na përkiste, se sovraniteti i një kombi është më i rëndësishëm se sa një masakër civile brenda kufijve të tij. Ky argument për disa ka një peshë, por ne jemi ndryshe. Ne nuk marrim përgjegjësi më të mëdha dhe ndërsa nuk jemi në gjendje të ndalojmë çdo padrejtësi, ka rrethana që i presin kokën paralajmërimeve tona - kur një udhëheqës kërcënon se do masakrojë popullin e tij dhe komuniteti ndërkombëtar thirret të veprojë. Ky është motivi për të cilin ne ndaluam masakrën në Libi. Ne nuk do të ndalemi derisa libianët të mos jenë të mbrojtur dhe tirani i mposhtur. Do të vazhdojmë me përulësi, duke e ditur se nuk mund ta diktojmë ne rezultatin përfundimtar të asaj që ndodh jashtë kufijve tanë. Në fund të fundit, janë vetë popujt që duhet ta fitojnë lirinë, ajo nuk mund të imponohet nga jashtë, por ne mund e duhet të përkrahim ata që luftojnë për të.
Pjesë nga fjalimi i djeshëm i Presidentit Amerikan në Ëestminster Hall, Londër