E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Red Bull” marka më e çmuar

“Red Bull” është marka austriake më e çmuar. 

Ky është rezultati i një studimi të Institutit Evropian të Markave në Vjenë. Në kuadrin e studimit të markave austriake më të çmuara “Eurobrand2008 – Austria”, 145 marka u vunë nën lupë. Dhjetë prej tyre kanë një vlerë që i kalon 1 miliard euro. “Red Bull”, që është marka e vetme austriake që renditet në fushën e markave më të mëdha evropiane, arriti një vlerë prej mbi 12 miliardë euro. Kjo përbën një rritje prej 10% krahasuar me një vit më parë, sipas informacionit të paraqitur nga Instituti Evropian i Markave në Vjenë. Që prej vitit 2004, vlera e markës së pijes energjike më të njohur në botë dhe gjigantit të sporteve është rritur me 85%. Për studimin “Eurobrand2008 – Austria” u përzgjodhën nga renditja NEWS e “1000 kompanive me shitjet më të mëdha” ato kompani, të cilat janë mbi 45% e kapitalit me pronësi austriake. Kompanitë e markave të përzgjedhura u analizuan sipas industrisë, forcës së markës, tendencës, potencialit të markës dhe sipas nivelit të shitjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›