E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriten importet e karburanteve

Rritja e çmimit të karburanteve nuk ka ndikuar në uljen e kërkesës për këtë produkt. 

Sipas raportit më të fundit të Bankës së Shqipërisë, importet e karburantit gjatë tremujorit të parë të vitit kanë shënuar një rritje të ndjeshme prej rreth 46.7 për qind. Prej saj, vetëm 1.5 për qind i dedikohet rritjes si pasojë e kërkesës për karburante, ndërsa 44.5 për qind vjen si rezultat i rritjes së çmimit të tyre. Karburantet e importuara gjatë tremujorit të parë të vitit 2008 u vlerësuan 6.7 për qind e totalit të importeve. Ndërsa për sa i përket çmimit të energjisë, sipas BSH-së, ka pësuar rritje prej 3 për qind, krahasuar me vitin paraardhës. Importet e energjisë elektrike gjatë këtij tremujori janë reduktuar si në vëllim, ashtu edhe në vlerë, respektivisht me 16 dhe 14 për qind, duke përfaqësuar vetëm 5.6 për qind të totalit të importit vendas. Gjatë këtij harku kohor metalet bazë kanë pësuar një rënie prej rreth 10 për qind, duke i reduktuar importet e metaleve në 51 milionë euro nga rreth 55 milionë euro, vlerësuar në tremujorin e parë të vitit paraardhës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›