Redbull, pretedent për botërorin 2010 në Formula1
Cmimi i Madh i Malajzisë ka shfaqur një pretendent potencial për botërorin 2010 të Formula 1, surprizë, duke qenë se ato të programuar për të fituar ishin Ferrari, McLaren e Merdedes. Skuderia austriake e Red Bull me dy vendet e para të podiumit të realizuar në Sepang, kanë mënjanuar gjermanët e Mercedes, si në renditjen për pilotë, ashtu edhe në atë për konstruktorë.
37 pikë për Vettel, vetëm dy larg liderit Felipe Massa, ndërsa për konstruktorë, Red Bull është në vendin e tretë me 61 pikë, 5 pikë pas McLaren dhe 15 pas Ferrarit kryesues. Beteja me Mercedes për momentin është fituar, duke qenë se gjermanët janë në vendin e katërt me 44 pikë dhe vetë Rosberg, ka pranuar se të arrije Red Bull, të paktën në Malajzi, ishte e pamundur.
“Fatkeqësisht starti nuk nisi mirë për ne. mendoj se më duhej pak më shumë shpejtësi dhe kjo më bëri të mos jem në maksimum. Por që nga ai moment e më pas, në momentin kur arrita vendin e tretë, e kuptova se ishte shumë e vështirë të ndiqja makinat e Red Bull", komentoi gjermani.
Sebastian Vettel po kryen një sezon spektakolar. 12 pikë në Bahrain, ndërsa doli nga gara e Australisë, për tu kthyer fitues në Sepang, të njëjtat pikë që ka edhe dy herë kampioni i botës Fernando Alonso, ndërkohë që edhe Mark Vebber po bën mirë. 24 pikë për australianin, në zonën e pikëve në të tre garat e sezonit, mjaft premtuse për Red Bull në luftën për titullin e konstruktorëve.
Eno Skarco
< I mëparshmi