E Diel, 1 Nëntor 2026

Redi Jupi: “Dinamo ndodhet në humnerë, duhet revolucion”

Dash Frashëri

Albania-sport - Më shumë se i trishtuar u shfaq përpara medias trajneri i Dinamos, Redi Jupi. Një zhgënjim total. Një eliminim i pamenduar pas asaj fitoreje në transfertë 1-2 me Besën. Një skualifikim në minutën e dytë shtesë, kur i gjithë stafi i Dinamos, pas atij 0-1 të Belishës, nuk do ta kishte menduar kurrë se Parid Xhihani, ish-lojtar i Dinamos dhe tashmë kapiten i Besës, do ta ndëshkonte në minutën e 92.
* * *
Jupi, Dinamo humbi dritaren që mund ta conte në Europë?
- Nuk është mbyllyr vetëm një dritare, por është mbyllur porta komplet, të gjitha shtigjet. Dinamo ka mbërritur në atë pikë, që të humbasë 0-2 me Besën në Tiranë, është një gjë e tmerrshme, një gjë skandaloze.
Kush e ka fajin për këtë gjendje?
- E kanë të gjithë, që nga unë i pari dhe deri te punëtori i fushës. Ekipi po tregon mungesë të theksuar karakteri dhe këtë e kam përsëritur edhe më parë. E kisha marrë një sinjal nga dy ndeshjet e fundit të kampionatit, por ky ishte fundi i të gjithave. Mendoj se ekipi ka nevojë për një reformim të plotë, nga lojtari i parë dhe deri te drejtuesit.
Kjo nënkupton dhe bankinën?
-Të gjitha, unë e theksova dhe më lart. Mund të jetë e para bankina. Te Dinamo nuk ka nevojë për reformim, por për revolucion. Duhen ndryshuar shumë gjëra, te ky ekip duhen para gjërat nga fillimi për vazhdimësinë. Ne dolëm nga cdo objektiv. Në kampionat jemi shumë larg. Por, me këtë gjendje dua të theksoj se përpara nesh ka një humnerë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›